NJOFTIM PËR MATURANTËT – UNIVERSITETI I PRISHTINËS HAP KONKURSIN PLOTËSUES PËR PRANIMIN E STUDENTËVE

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2024/2025.

Aplikimet janë të hapura deri më 5 shtator 2024.

Njoftim për aplikimet në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e ciklit të parë të studimeve, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, aplikojnë pranë IAL-ve, në datat 02 – 13 shtator 2024, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga IAL-të. 

Për informacione më të hollësishme ne lidhje me procedurat e aplikimit dhe të dokumentacionit që duhet dorëzuar, mund të informoheni në vegëzat e mëposhtme. 

https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/Urdher-i-perbashket-QSHA-RASH-dt.05.07.2024-signed-1.pdf

https://drive.google.com/file/d/1ZGTL1K38dDqVpgIVa7rfqXrFt_pdQkon/view?usp=sharing

SHARE