Mali i Zi së shpejti do të ketë një Këshill Fiskal, themelimi i të cilit është paraparë në Strategjinë Fiskale për periudhën 2024-2027.
„Krijimi i një organi të pavarur këshillues, i cili do të raportonte rregullisht në Parlamentin e Malit të Zi, do të përmirësonte dispozitat e sistemit në lidhje me respektimin e rregullave fiskale, si dhe do të forconte masat për monitorimin e zbatimit të politikave fiskale dhe menaxhimit të financave publike,“ thuhet në dokument.
Siç u theksua më tej, krijimi i Këshillit Fiskal lidhet me progresin e Malit të Zi në përmbushjen e kritereve ekonomike të Kopenhagës, që është ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale, e aftë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda Unionit.