Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi nga radhët e partive pakicë.
Camaj u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me votim të fshehtë.
Për zgjedhjen e tij në atë post votuan 43 deputetë dhe nuk pati asnjë votë kundër.
Deputetët e Partisë Boshnjake (PB) nuk morën pjesë në votim.