ISHP: REGJISTROHET RASTI I TETË I FRUTHIT NË MAL TË ZI

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi (ISHP) dje ka regjistruar rastin e tetë me fruth.

Siç thanë ata, sëmundja është regjistruar tek një 22-vjeçar i pavaksinuar nga Bijello Pole, i cili aktualisht jeton dhe punon në Budva.

Sipas tyre, sëmundja është konfirmuar në bazë të zhvillimit të simptomave karakteristike të sëmundjes dhe analizave serologjike (prania e antitrupave specifikë IgM dhe IgG).

Pacienti, theksojnë ata, është shtruar në Qëndren Klinike Kotorr dhe sipas informacioneve të marra, aktualisht është në gjendje të mirë të përgjithshme.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pa vonesë.

“Të gjithë fëmijët që kanë mbushur moshën një vjeç dhe nuk kanë kundërindikacione mjekësore të deklaruara me shkrim nga mjeku duhet të marrin dozën e parë të vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR), dhe fëmijët që përgatiten për të hyrë në shkollë duhet të vaksinuar me dy doza kjo vaksinë. Personat që nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk kanë prova që kanë vuajtur nga kjo sëmundje nuk rekomandohet të udhëtojnë, veçanërisht në vendet dhe rajonet ku janë regjistruar raste të sëmundjes. Gjithashtu, këshillohen që të shmangin çdo lloj grumbullimi dhe qëndrimi në grup”, ka theksuar Instituti për Shëndet Publik të Malit të Zi.

SHARE