Klubi i deputetëve të PDS-së, në shenjë proteste për shkak të shtyrjes së orës së kryeministrit ditën e shtunë, ka penguar mbajtjen e tij sot. Deputetët e PDS-së bllokuan foltoren.
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se PDS-ja nuk e lejon mbajtjen e orës së kryeministrit dhe se një e re do të caktohet për më 19 korrik.
Kryeministri Millojko Spajiq sot është dashur t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare. Andrija Nikoliq (PDS) në fjalën e tij tha se Spajiq ka treguar mungesë respekti të madh ndaj Parlamentit të Malit të Zi.
“Ora e kryeministrit është shtyrë katër-pesë herë dhe herën e fundit ka ndodhur në mënyrë të paprecedentë. Kryeministri dërgoi një mesazh se nuk do të ishte aty për të marrë pjesë në orën e kryeministrit. Për shkak të mosrespektimit të madh, sot nuk do ta mbani orën e kryeministrit. Kjo është protesta jonë, kështu që do të vini herën tjetër kur t’ju ftojë Parlamenti”, tha Nikoliq.
Ata qëndruan para foltores dhe njoftuan se nuk do të lejojnë të mbahet ora e kryeministrit.
“Klubi më i fortë opozitar i PDS-së kërkon që unë të mbyll seancën. Do të vazhdojmë me orën e kryeministrit. Meqenëse dua të jem tolerant, kjo ishte këtë herë. Në të kaluarën, kur PDS-ja ishte mazhorancë, nuk kishte mirëkuptim për FD dhe nuk dua që kjo të përfundojë me atë që unë do ta ftoj sigurinë. Më lejoni të them gjithashtu se Mali i Zi respekton njësoj si shumicën parlamentare ashtu edhe opozitën dhe më lejoni të them se opozita mund të ndikojë në vendimet në Mal të Zi”, tha Mandiq.