Kuvendi i Malit të Zi në seancën e sotme miratoi ndryshimet në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në këtë seancë të Kuvendit, me 57 vota pro, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ligji, siç njoftoi kryeparlamentari Andrija Mandiq, do të hyjë në fuqi të nesërmen e botimit në Fletoren Zyrtare.
Të rikujtojmë se sot rreth orës 11:00 filloi debati për ndryshimet në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, por u ndërpre për shkak të orës së kryeministrit.
Seanca u shënua me një diskutim mes deputetes së PDS-së dhe deputetes së Lëvizjes „Evropa Tani“, Aleksandra Vukoviq Kuç dhe Jellena Nedoviq.