BE MBËSHTET PLANIN E BIDEN PËR GAZËN / BORRELL: TË NDALET LUFTA DHE TË NISË DIALOGU

Rockets are fired toward Israel from the Gaza Strip, Wednesday, Oct. 11, 2023. Israel has launched intense airstrikes in Gaza after the territory's militant rulers carried out an unprecedented attack on Israel Saturday, killing over 1000 people and taking captives. Hundreds of Palestinians have been killed in the airstrikes. (AP Photo/Fatima Shbair)8

Bashkimi Evropian mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do të mundësonte një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve dhe rritje të ndihmës humanitare, tha kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në një deklaratë.

Një plan i shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

“BE vlerëson përpjekjet e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, njëkohësisht duke garantuar sigurinë e Izraelit, për të cilën BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar”, thuhet në deklaratë.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar planin, ndonëse, sipas tij, ai ka të meta dhe do ende punë.

Hamasi tha në anën tjetër se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gaza, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë.

“Nevojitet urgjentisht një armëpushim i qëndrueshëm, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjitha pengjeve, siguria dhe mirëqenia e të cilëve është shqetësuese, dhe për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Gazë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Në fund, BE-ja u ka kërkuar palëve të pranojnë dhe përmbushin propozimin me tre faza duke thënë se “është e gatshme të kontribuojë në ringjalljen e një procesi politik për një paqe të qëndrueshme, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, dhe të mbështesë një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës”.

SHARE