MILLATOVIQ: MARRJA E IBAR-it KËRKON PËRGJEGJËSI SHTESË NË RRUGËN EVROPIANE

Marrja e sigurt e IBAR-it kërkon përgjegjësi shtesë në rrugën evropiane, ishte mesazhi i presidentit të shtetit, Jakov Millatoviq, në takimin me deputetin e Parlamentit Evropian, Vlladimir Bilçik.

Millatoviq tha se është e nevojshme që vendimmarrësit të bëjnë përpjekje shtesë, duke pasur parasysh se pas marrjes së IBAR-it na presin sfida të mëdha për të përmbushur detyrat nga procesi i negociatave.

Ai tha se Mali i Zi duhet të shfrytëzojë momentin dhe të vazhdojë me reformat në mënyrë që deri në vitin 2028 të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.

Ai theksoi se qëllimi parësor i zbatimit të reformave themelore duhet të jetë përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimi i mëtejmë demokratik i shoqërisë malazeze në mënyrë që, sipas tij, t’i afrohet realisht sistemit evropian të vlerave.

SHARE