Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme vendosi për një sërë ligjesh jashtëzakonisht të rëndësishme për përmbushjen e standardeve të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, si dhe për marrjen e një raporti pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR).
Në njoftimin për shtyp thuhet se janë miratuar:
- Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprimtaria kriminale;
- Propozim Ligji për parandalimin e korrupsionit;
- Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët;
- Propozim Ligji për shërbimet mediatike dhe audiovizive;
- Propozim Ligji për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi Mediatik Publik i Malit të Zi;
- Propozim Ligji për media;
- Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit;
- Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale të Shtetit.