Gjyqtarja Snezhana Armaneko u zgjodh sot me shumicë votash kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Armenko ka marrë katër vota, Dragana Gjuranoviq dy vota dhe një votë ishte për Faruk Resulbegoviq, mëson portali i RTMZ.
Mandati i Armenkos do të fillojë më 28 maj, duke qenë se kryetari aktual,
Millorad Gogiq, ka të drejtë për pension pleqërie më 27 maj, kur ai mbush 66 vjeç.
Gogiq e mban pozitën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që nga 14 janari i këtij viti, kur e pasoi gjyqtarin Budimir Shqepanoviq në atë pozitë.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet për tre vjet dhe nuk mund të rizgjidhet në atë pozitë.
Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zgjat 12 vjet.