MANDIQ NË FORUMIN NË PORTUGALI: MALI I ZI ËSHTË KRENAR PËR HEROIZMIN E TIJ, NE RUAJMË PAQEN DHE STABILITETIN

Mali i Zi gjithmonë ka qenë krenar për guximin dhe heroizmin e tij dhe mendoj se këto vlera sot më së miri shihen në përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe në ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë më së shumti sot, tha kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq.

“Përmes forcimit të dialogut politik dhe mirëkuptimit ndërmjet shteteve anëtare, Asambleja Parlamentare Mesdhetare është një faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit por edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për rajonin tonë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme nëse merren parasysh rrethanat gjeopolitike në të cilat ndodhet sot e gjithë bota”, nënvizoi Mandiq.

Ai shtoi se Mali i Zi me krenari thekson anëtarësimin e tij në familjen mesdhetare dhe se si një vend i vogël dhe jashtëzakonisht shumëngjyrësh, dëshmon me shembullin e vet se dallimet që zbukurojnë rajonin e gjerë të Mesdheut nuk duhet të na ndajnë kurrë, por përkundrazi të na plotësojnë dhe formojnë një mozaik kulturash.

Në seancën e 18-të plenare të PAM-it, kanë marrë pjesë shefi i Delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (PAM) Dejan Gjuroviq dhe anëtari Nikollë Camaj.

SHARE