Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar Ditën Botërore të Lirisë së Medias.
“Uroj gazetarët, redaktorët, fotografët, videografët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të mediave, si dhe shoqatat e mediave dhe sindikatat, për Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Mediat e lira dhe profesionale, si një nga masat e rëndësishme të demokracisë dhe pjekurisë së çdo shoqërie, janë një nga kontributet kyçe në reformën e administratës publike dhe arritjen e detyrës sonë strategjike: administratë shtetërore efikase, transparente dhe e përgjegjshme në shërbim të qytetarëve. Ministria e Administratës Publike i sheh mediat profesionale partnere në rrugën drejt qëllimit tonë të përbashkët”, tha ministri Dukaj.