LIRIA E MEDIAS ËSHTË ENDE NËN KËRCËNIM, MALI I ZI RA NJË VEND

Kushtetuta dhe ligjet malazeze garantojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, por liria e medias është ende e kërcënuar nga ndërhyrjet politike, sulmet e pandëshkuara ndaj gazetarëve dhe presionet ekonomike, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2024, botuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi (RSF), me rastin e 3 majit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias.

Mali i Zi ra një pozicion dhe tani është i 40-ti në listën e 180 vendeve për sa i përket lirisë së medias.

Vitin e kaluar, Mali i Zi bëri përparim të dukshëm dhe kaloi nga pozita e 63-të në vendin e 39-të në listë.

SHARE