KOSOVA NË KËSHILLIN E EUROPËS / FRANCA DHE GJERMANIA I KËRKOJNË PRISHTINËS ASOCIACIONIN PËRPARA VOTIMIT

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i paqartë. 

Franca dhe Gjermania po i kërkojnë Kosovës hartimin e draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, para votimit në Këshillin e Ministrave.

Sipas anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Këshill, raporti i Dora Bakojanis nuk e kushtëzon vendin me Asociacion, por ia lë në dorë Komitetit të Ministrave.

Asociacioni në raport nuk është kusht, ajo i lihet në dorë komitetit të ministrave“-shprehet Besnik Tahiri.

Qeveria është ajo që duhet të japë përgjigje në negociatat me partnerët ndërkombëtar dhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës“-shprehet Arben Gashi.

Opozita shtesë kërkon nga Qeveria e Kosovës në këtë fazë të tregohet e kujdesshme sa i përket asociacionit.

“Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme për t’i dhënë epilog zhvillimeve në Këshillin e Evropës”-shprehet deputetja Blerta Deliu.

Nga ana e pushtetit, thonë se nuk ka parakushte shtesë e se nuk do dërgohet drafti i statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit.

“Është e rëndësishme për kredibilitetin e gjithë procesit dhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme që vendet si Serbia të mos kenë veto mbi proceset demokratike të rajonit e Kosovën“-shprehet deputeti Armend Muja.

Më 16 dhe 17 maj, ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës do të diskutojnë e votojnë për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këshill.

SHARE