KONATAR: SHTESAT PËR FËMIJË TË RRITEN ME 50 PËR QIND

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, në konferencën e sotme për media tha se grupi i kësaj lëvizjeje propozon që të gjitha shumat e shtesave për fëmijë të rriten për 50 për qind.

Konatar tha se rritja e përgjithshme e çmimeve në Mal të Zi është arsyeja pse ata tani kërkojnë rritjen e masës së shtesës së fëmijëve.

Ai shton se kanë krahasuar çmimet e produkteve për fëmijët, shkollat, kopshtet, produktet ushqimore, derivatet e naftës dhe është e qartë, thotë ai, se ka pasur rritje të përgjithshme të çmimeve.

Ata propozojnë që shuma bazë e shtesës së fëmijëve, në vend të 30 eurove aktuale, të jetë 45 euro.

Përfituesit e sigurimit material do të përfitonin 66 euro në vend të 44 eurove aktuale ndërsa fëmijët me invaliditet që përfitojnë përfitime personale dhe fëmijët pa kujdes prindëror do të përfitonin 90 euro në vend të 60 eurove aktuale.

“Besojmë se kjo është një masë shumë e nevojshme, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Mal të Zi”, tha Konatar.

Ai theksoi se ky propozim nënkupton se ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025 dhe se në asnjë mënyrë nuk e cenon stabilitetin financiar të Malit të Zi.

SHARE