Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Jevto Erakoviq, tha se në Mal të Zi u shërua një pacientë me koronavirus.
Erakoviq tha gjithashtu se në kohën e trajtimit në QKMZ, 21 persona janë të sëmurë me virusin aktual, dhe se është regjistruar pacienti më i ri 3 vjeç, gjendja e të cilit është stabile.
Fëmija i sëmurë është infektuar në kontakt me prindërit e tij dhe, siç tha Erakoviq, ata janë të kënaqur që ai po shërohet.
Erakoviq përsëriti se qytetarët duhet t’u binden masave dhe urdhrave të përcaktuara, duke shtuar se që qytetarët të përdorin periudhën e lejuar vetëm për aktivitete të nevojshme, jo për mbledhje në apartamente, festime.
“Ne jemi të gatshëm për sfidat, por është gjithashtu në interesin tonë që ju të minimizoni këto sfida. Pa përjashtim, ne të gjithë duhet të jemi në të njëjtin mision,” tha Erakoviq.
Shefja e ekipit mjekësor, Marina Ratkoviq, tha se punonjësit e mjekësisë punojnë sipas protokolleve moderne.