MILLORAD GOGIQ U ZGJODH KRYETAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjyqtari Milorad Gogiq u zgjodh sot unanimisht kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i tij do të zgjasë tre vjet dhe ai zëvendësoi Budimir Shqepanoviqin si kryetar.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet për tre vjet dhe nuk mund të rizgjidhet në atë detyrë.

Përveç Gogiqit, në garë për kryetar të Gjykatës Kushtetuese ishin edhe Snezhana Armenko, Dragana Gjuranoviq, Faruk Resulbegoviq dhe Momirka Teshiq.

Bllokada e Gjykatës Kushtetuese zgjati deri në shkurt të këtij viti, sepse ishte pa kuorum për më shumë se një vit, duke punuar me katër gjegjësisht tre gjyqtarë.

Kujtojmë se më 15 dhjetor, kryetarja e Komisionit Kushtetues, Simonida Kordiq, ka njoftuar deputetët se gjyqtari Millorad Gogiq ka të drejtë për pension më 27 maj 2024.

SHARE