Ditë të bukura dhe me diell shënuan fundin e vitit 2023 në Mal të Zi dhe ne kemi edhe një rekord.
Në Ulqin temperatura e ajrit pasditen e sotme ka kaluar 19 gradë.
Siç tha për Portalin RTMZ meteorologu Branko Micev, ky është 27 dhjetori më i ngrohtë në bregdet në 70 vitet e fundit.
Pardje temperatura rekord për 25 dhjetor në Mal të Zi prej 20.5 gradë është matur edhe në Ulqin.
Në zonën e Podgoricës sot temperatura ka qenë më pak se gjysmë gradë më e ulët se rekordi i ditës së sotme.