Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se Qeveria dhe Kuvendi flasin me rezultate: me hapa të rëndësishëm reformues në fushën e sundimit të ligjit tregojmë se jemi të pjekur për gjëra të mëdha.
“Pas nëntë vitesh zhbllokuam edhe Këshillin Gjyqësor. Bazë për këtë është bashkëpunimi i suksesshëm mes Qeverisë dhe Kuvendit!” theksoi Spajiq. “Parlamenti mbështeti Miodrag Iliçkoviq, Fikret Kurgash dhe Drazhen Medojeviq me dy të tretat e shumicës, kështu që kemi një Këshill Gjyqësor funksional. Ne kemi një shans të madh për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave pas shumë vitesh,” tha kryeministri.