CAMAJ: MJETET E FONDIT TË SHFRYTËZOHEN VETËM PËR PROJEKTET QË AFIRMOJNË TRASHËGIMIN KULTURORE TË PAKICAVE

Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, potencoi kërkesën që mjetet e Fondit të shfrytëzohen vetëm për projektet që afirmojnë trashëgimin kulturore të pakicave.

Mbas seancës Camaj në rrjetin social „Facebook“ shkruan: „Sot, në seancën e Kuvendit, ndër të tjerat u shqyrtua edhe Raporti i Fondit të pakicave. Në fjalën time potencova kërkesën që mjetet e Fondit të shfrytëzohen vetëm për projektet që afirmojnë trashëgimin kulturore të pakicave, e jo për projektet multikulturore, siç mund të vërehet në Raport. Për këto duhet gjetë tjera mjete…“

Të rikujtojmë se sot, në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, deputetët përfunduan diskutimin për: Raportin për gjendjen e mbrojtjes së të dhënave personale dhe gjendjen e aksesit në informacion për vitin 2021 dhe 2022; Raportin për punën e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave për vitin 2022; Raportin e punës së Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi për vitin 2022 si dhe Raportin Vjetor për punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës për vitin 2022.

SHARE