QË NGA NËNTORI, JANË RAPORTUAR 56 RASTE TË KOLLIT TË MADH

Në Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi që nga fillimi i muajit nëntor, duke përfunduar më 10 dhjetor 2023, janë raportuar 56 raste me pertusis (kollë i madh), njofton ky institucion.

“Në 46 pacientë, sëmundja është konfirmuar me mjete laboratorike (PCR ose analiza serologjike), ndërsa në 10 persona, sëmundja është raportuar në bazë të shfaqjes së simptomave karakteristike të sëmundjes pas kontaktit të ngushtë me një të sëmurë”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Siç shtuan ata, në mesin e rasteve të raportuara (56), përqindja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 11-15 vjeç (33), pastaj në grupmoshën 26-64 vjeç (8), nën 1 vjeç (5), 16-20 vjeç (4), 1-5 vjeç (3) dhe në grupmoshën 6-10 vjeç (2).

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Podgoricë (36), Danillovgrad (6), Budva (3), Cetinë (2), Zetë (2), dhe nga një rast në Herceg Novi, Kotorr, Nikshiq, Plevle dhe Tivat.

Ata apelojnë tek të gjithë prindërit që të vaksinojnë rregullisht dhe në kohë fëmijët e tyre dhe ata që vonohen me vaksinimin të kompensojnë sa më shpejt dozat e humbura, për të parandaluar forma më të rënda të sëmundjes, komplikime dhe shtrimin në spital.

SHARE