PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA JANË MË TË DISKRIMINUARIT NË FUSHËN E PUNËS DHE PUNËSIMIT

Personat me aftësi të kufizuara (PAK) në Mal të Zi janë të ekspozuar ndaj diskriminimit në masë të madhe dhe shkalla më e lartë e pabarazisë sipas kësaj kategorie të shoqërisë është regjistruar në fushën e punës dhe punësimit, arsimit dhe sportit, sipas hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (CEDEM).

Menaxherja e programit të CEDEM, Andrea Miqanoviq tha se hulumtimi tregoi se shkalla e solidaritetit social është në nivel të lartë në Mal të Zi, madje edhe në krahasim me disa demokraci më të zhvilluara në perëndim.

Miqanoviq tha se 20.1 për qind e qytetarëve besojnë se të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore/intelektuale janë shumë të rrezikuara, 37.7 se janë mjaft të rrezikuara dhe 19.9 se janë të rrezikuara në një masë të vogël.

Miqanoviq tha se në kuadër të hulumtimit, ata arritën në një fakt shumë shkatërrues – se diskriminimi në Mal të Zi kalon pa u vënë re sepse shumica nuk e raportojnë atë.

“Diskriminimi nuk është raportuar nga 68.2 për qind e të anketuarve që dikur e kanë parë apo janë përballur me të, 9.3 për qind e të anketuarve e kanë raportuar, 22.4 për qind nuk janë përgjigjur,” tha Miqanoviq.

Shumica e qytetarëve theksojnë se arsyeja është kompleksiteti i raportimit, ndërsa arsye të tjera përmendin mungesën e besimit dhe mos dijën se kujt t’i raportohet diskriminimi.

Në CEDEM, ata besojnë se informimi i qytetarëve se kujt t’i raportojnë diskriminimin, si dhe ndërtimi i besimit në institucione, do të ishte çelësi për rritjen e ndërgjegjësimit dhe rritjen e numrit të raporteve kundër diskriminimit.

SHARE