SHTYHET RREGJISTRIMI I FËMIJËVE NË SHKOLLË

Regjistrimi i fëmijëve në shkollë do të bëhet kur të plotësohen kushtet, njoftoi Ministria e Arsimit. “Në zbatim të dispozitave për të marrë masa të përkohshme për të parandaluar ndërhyrjen, shuarjen dhe parandalimin e transmetimit të koronavirusit, dhe duke pasur parasysh situatën aktuale epidemiologjike në Mal të Zi, ne po informojmë publikun se regjistrimi i fëmijëve në shkollën fillore do të bëhet kur të plotësohen kushtet “, thuhet në deklaratë. Detajet do t’i njoftohen publikut në kohën e duhur. “Shëndeti i fëmijëve është prioritet,” tha Millica Lekiq, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit.

SHARE