QENDRA INFORMATIVE PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË FILLON PUNËN

Qendra e Informacionit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave do të nisë nga nesër funksionimin, njoftoi Autoriteti i Statistikave.

Duke telefonuar në Qendrën Informative në numrat e telefonit 020/230-811 dhe 068/851-500, qytetarët mund të marrin informacionin e nevojshëm në lidhje me regjistrimin e vitit 2023, si dhe të paraqesin çdo kundërshtim.

Orari i punës së qendrës informative është çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00.

SHARE