IRENA RADOVIQ PROPOZOHET PËR GUVERNATORE TË BANKËS QENDRORE TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq propozoi Irena Radoviq për guvernatore të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Kështu u bë e ditur në konferencën për media të organizuar me këtë rast në ndërtesën e presidences në Podgoricë.

Radoviq aktualisht është drejtoresh ekzekutive e Fondit për Investime dhe Zhvillim (IRF).

Kuvendi do të votojë propozimin e Millatoviqit për guvernator në një datë të mëvonshme.

“Konsideroj se Radoviq ka arsim të lartë, përvojë, pesë vite punë në këto fusha dhe një reputacion të lartë personal”, tha Millatoviq.

Presidenti i vendit theksoi se Radoviq ka më shumë se 20 vjet përvojë profesionale, çmime të shumta dhe se është kandidatja e parë femër për këtë pozitë.

“Jam i bindur se emërimi i saj do të kontribuojë dukshëm në Bankën Qendrore dhe rolin e saj në sektorin ekonomik të Malit të Zi. Pres që ajo të punojë me efikasitet për të realizuar qëllimet e Bankës Qendrore, për të ruajtur sistemin financiar”, tha Millatoviq. 

Ai shtoi se pret që Radoviq të promovojë dhe mbrojë pavarësinë e Bankës Qendrore nga të gjitha ndikimet, duke përfshirë edhe propozimin e zëvendësguvernatorit.

Përveç kësaj, Millatoviq pret bashkëpunimin e Radoviq me Qeverinë e Malit të Zi dhe kontrollin pa kriter të të gjitha institucioneve kreditore, transparencë të plotë gjatë punësimit të punëtorëve, si dhe përmirësim të ekosistemit të transaksioneve të pagesave.

Radoviq tha se është mirënjohëse për nominimin dhe se pritjet dhe planet e saj përputhen me ato të Millatoviqit.

“Jam e bindur se do të punoj me një ekip ekspertësh për realizimin e projekteve të reja në bashkëpunim me Qeverinë”, theksoi ajo.

Radoviq tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet Mali i Zi dhe se ajo është e bindur se mund ta përballojë detyrën.

Gjithashtu, ajo theksoi se do t’i shërbejë profesionalisht interesit publik.

SHARE