Në Mal të Zi do të ketë ulje të re të çmimit të karburanteve, është bërë e ditur për Portalin e RTMZ nga kompanitë e naftës.
Llogaritja është bërë në bazë të të dhënave nga bursa dhe raporti i monedhës.
Çmimet e reja të karburanteve, siç thanë kompanitë e naftës, do të jenë nga data 21 nëntor deri më 4 dhjetor.
Çmimi i pritur i Eurosuper 95 1,56 € do të jetë më i lirë me 1 cent (-0,01 €/l). Çmimi i pritur i Eurosuper 98 1,52 € do të jetë më i lirë me 1 cent (-0,01 €/l). Çmimi i pritur i Eurodieselit 1,50 € do të jetë më i lirë me 5 cent (-0,05 €/l).
“Përllogaritja e sotme nuk është marrë parasysh, por nëse nuk ka ndryshime të papritura në bursë dhe ndryshime në kursin EUR/USD, mund të presim edhe këtë herë një ulje të re të pestë të çmimit të karburantit”, deklarojnë kompanitë e naftës.