MBËSHTETJE DHE BASHKËPUNIM I MINISTRISË DHE SHOQATËS SË PRINDËRVE TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe kolegët e tij janë takuar me përfaqësues të OJQ-së Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve dhe të Rinjve me Aftësi të Kufizuara “Nisma Jonë”.

Drejtori Ekzekutiv Koraq shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për hapjen dhe mirëkuptimin e Ministrisë për këtë temë.

“Temë e këtij takimi është përshpejtimi i punës për ndryshimet në Ligjin për OJQ-të, sepse zbatimi i ligjit aktual në praktikë ka shkaktuar probleme të shumta. Ndryshimet mund të kontribuojnë në zvogëlimin e problemeve, lëshimeve dhe parregullsive të mundshme”, tha Koraq.

Ministri Dukaj theksoi se dyert e Ministrisë janë gjithmonë të hapura për përfaqësuesit e OJQ-ve.

“Do të avokoj me gjithë administratën shtetërore dhe të gjitha autoritetet që të respektohen të gjitha procedurat dhe standardet. Ministria e Administratës Publike do të punojë në mënyrë konstruktive dhe objektive për të mirën dhe kënaqësinë e të dyja palëve në të ardhmen”, tha Dukaj.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Shoqatës theksuan në takim se do të iniciojnë ndryshime në Rregulloren për financimin e projekteve dhe programeve të OJQ-ve, në përputhje me kompetencat e Ministrisë së Administratës Publike.

Ata diskutuan sfidat lidhur me tenderimin për projektet e OJQ-ve, si dhe fondet e shpërndara.

“Ne e njohim rolin e rëndësishëm të OJQ-ve në demokratizimin e shoqërisë në tërësi. Ju falënderoj për bisedën konstruktive dhe do të vazhdoj të punoj me ekipin tim për përmirësimin e Ligjit për OJQ-të,“ tha Dukaj.

SHARE