Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, për Ditën e Pavarësisë së këtij vendi.
“Më lejoni t’ju uroj ju dhe popullin e Palestinës me rastin e festës kombëtare, 15 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë, edhe pse jam i vetëdijshëm se këtë datë të rëndësishme në historinë palestineze po e mirëpritni këtë vit në kushte vuajtjesh të tmerrshme për popullin tuaj. Dua të besoj se momentet e vështira të shkatërrimit dhe vuajtjes së civilëve, veçanërisht fëmijëve, realiteti i tmerrshëm në terren që po shohim, do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se shpirti liridashës i popullit palestinez do të çojë në krijimin e perspektivave të reja dhe shkrimin e faqeve të reja në historinë e gjatë të Shtetit të Palestinës dhe popullit të tij”, thotë Millatoviq në urimin e tij.
Siç shtoi ai, në këto momente të vështira për popullin palestinez, Mali i Zi do të vazhdojë të bëjë thirrje për paqe, stabilitet dhe përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, për hapjen e korridoreve humanitare, rrjedhjen e papenguar dhe të pakufizuar të ndihmave humanitare dhe të tjera, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
„Shpresoj se në të ardhmen, në kushte dhe rrethana shumë më të mira, do të kemi mundësinë të takohemi dhe të diskutojmë mundësitë për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme”, thuhet në urimin e presidentit Millatoviq.