GJELOSHAJ – AKIRA: MALI I ZI KA MBËSHTETJEN E JAPONISË

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë në Mal të Zi, Imamura Akira, i cili e uroi për postin si dhe suksese në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.

Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për Qeverinë e Malit të Zi në drejtim të integrimeve evropiane, zhvillimit ekonomik dhe energjisë së gjelbër.

Gjeloshaj e njohu ambasadorin me prioritetet e Qeverisë së 44-të dhe theksoi se Mali i Zi ka potencial për zhvillimin e infrastrukturës, turizmit dhe energjetikës dhe se vendi është garantues i një mjedisi të besueshëm biznesi për investitorët japonezë.

Në veçanti, ai theksoi se Qeveria e Malit të Zi është partner kredibil i Qeverisë së Japonisë dhe se pret intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e mira tradicionale ndërmjet Malit të Zi dhe Japonisë dhe u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit. 

SHARE