GJELOSHAJ TAKOHET ME KOMISIONERIN EVROPIAN, GENTILONI DHE KRYEMINISTRIN E RMV-së, KOVAÇEVSKI

Në margjinat e Forumit në Vjenë, zëvendëkryeministri Gjeloshaj zhvilloi një takim dypalësh me komisionerin evropian Paolo Gentiloni.

Komisioneri evropian theksoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar për sa i përket reformave të arritura dhe kapitujve të hapur të negociatave. Me atë rast ata theksuan rëndësinë e integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik brenda vetë rajonit.

Në fund u konstatua se Qeveria e Malit të Zi është një partner i besueshëm dhe se do të marrë pjesë aktive në të gjitha nismat rajonale që synojnë afrimin e vendit me tregun dhe standardin e BE-së.

Në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës, zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj, ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.  

„Duke theksuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, u pajtuan se ka hapësirë ​​për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në nivele të shumta. Si dy vende mike që nuk kanë çështje të hapura, ato duhet të kontribuojnë në integrimin e rajonit të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur përmes përpjekjeve të përbashkëta,“ thuhet në njoftim.

SHARE