NGA 1 NËNTORI FRONTEX NË KUFIJTË E MALIT TË ZI

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) filloi zyrtarisht aktivitetet operacionale në Mal të Zi më 1 nëntor, sipas Marrëveshjes së majit midis Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi.

“Marrëveshja mundëson dislokimin e oficerëve të Frontex-it dhe aplikimin e kompetencave ekzekutive në çdo pjesë të kufirit shtetëror të Malit të Zi, jo vetëm në kufirin me Bashkimin Evropian, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e mëparshme. Për këtë, rreth 60 anëtarë të ekipit do të dislokohet në Mal të Zi”, është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

U.D. të ndihmës drejtorit për Sektorin e Policisë Kufitare, Millutin Vasileviq, në konferencën e organizuar për anëtarët e ekipit të Frontex, theksoi se partneriteti me Frontex, i cili daton që nga viti 2009, ka kontribuar dukshëm në përmirësimin e punës së policisë kufitare dhe në përgjithësi në sigurinë në kufi.

Vasileviq tha se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë thelbësor dhe i cilësisë së lartë.

“Përmes punës së përbashkët afatgjatë në kuadër të misioneve vëzhguese dhe operacioneve të përbashkëta, oficerët e policisë kufitare malazeze kanë marrë njohuri dhe praktika të reja për sjelljen e kolegëve të tyre evropianë dhe progres është bërë në drejtim të luftimit të kontrabandës së automjeteve luksoze, gjetjes së dokumenteve të falsifikuara, kontrabandës së armëve dhe përballjes me emigrantët”, tha ai.

Vasileviq i uroi anëtarëve të Frontex-it punë të suksesshme dhe njoftoi se Policia Kufitare e Malit të Zi me angazhimin e saj do të tregojë se është një partner i besueshëm në aktivitetet operacionale rajonale dhe ndërkombëtare dhe se ka kapacitet për të mbrojtur kufirin në përputhje me standardet më të mira evropiane.

SHARE