Kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq theksoi se Mali i Zi po lutet për paqe, duke shtuar se dhuna dhe shkatërrimi nuk duhet të jenë kurrë zgjidhje në asnjë situatë.
Abazoviq mori pjesë në Forumin e Rrugës së Mëndafshit në Tbilisi, i cili mbledh 2000 pjesëmarrës nga 60 vende të botës, liderë politikë dhe biznesi, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare ndërkombëtare, me qëllim të renditjes së faktorëve që përcaktojnë në mënyrë efektive tregtinë rajonale dhe globale.
Kryeministri foli në hapje të panelit, së bashku me kryeministrin e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, kryeministrin e Republikës së Armenisë Nikol Pashinyan dhe kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov.
Vetëm nëse jemi të lidhur mirë me rrugë dhe infrastrukturë, mund të sigurojmë prosperitet të përbashkët. Politika e dyerve të hapura është një parim në të cilin besojmë dhe do ta mbrojmë gjithmonë fuqimisht, theksoi kryeministri Abazoviq gjatë panelit, duke shtuar se Mali i Zi dhe Gjeorgjia kanë misione të ngjashme për të lidhur të gjithë fqinjët e tyre dhe gjithmonë janë bartës të mesazhit të paqes dhe stabilitetit.