NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS PO RRITET

Pavarësisht rritjes së numrit të pacientëve që paraqiten pranë mjekëve të përzgjedhur me simptoma të koronavirusit, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka dhënë dritën jeshile për hapjen e klinikave ku ata që vijnë në institucionet shëndetësore publike me temperaturë, kollë, dhimbje koke dhe në fyt mund të referohen… Për momentin, pacientë të tillë kanë mundësi të testohen falas vetëm në laboratorin e Qendrës Shëndetësore në Bllokun 5 dhe në Institutin e Shëndetit Publik, i cili bën analizat gjatë ditëve të javës nga ora 10 e mëngjesit.

Se ka një rritje të dukshme të numrit të pacientëve që paraqiten te mjeku i përzgjedhur për shkak të simptomave të infeksioneve të frymëmarrjes në javët e fundit, ka konfirmuar për Portalin RTMZ, PR e Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit Ana Lazoviq-Otasheviq.

Ajo u thotë qytetarëve se nëse kanë ndonjë nga simptomat që ka përmendur duhet të paraqiten te mjeku i zgjedhur, në mënyrë që t’u sigurohet kujdesi adekuat shëndetësor, duke filluar nga diagnostikimi e deri te trajtimi.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi, nga data 4 deri më 10 tetor janë marrë 2.244 mostra për virusin korona nga të gjitha institucionet private dhe publike që merren me diagnostikimin e infektimit me koronavirus.

Gjatë asaj periudhe janë diagnostikuar 292 raste pozitive të këtij virusi.

SHARE