PËR MOSRESPEKTIMIN E MASAVE, GJOBË DERI NË 12 VJET BURG

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit Ivica Stankoviq u bëri thirrje qytetarëve të Malit të Zi që të respektojnë të gjitha masat e Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Ai theksoi se Prokuroria e Shtetit është e vendosur të zbatojë pa përjashtim rregullat ligjore për të gjithë ata që nuk ndjekin rregullat shëndetësore për kontrollin e një sëmundje infektive të rrezikshme. Stankoviq tha se kushdo që, përkundër të gjitha paralajmërimeve, do të shkelë masat, pasojat serioze do të lindin për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe shkeljes së ligjit. Prokurori i Përgjithshëm paralajmëroi që kushdo që shkel këto rregullore do të shkaktonte vdekjen e një ose më shumë personave do të dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet. Stankoviq tha se para vetës kemi një qëllim të qartë, të mbrohemi nga të tjerët, por edhe nga vetvetja, të tregojmë përgjegjësi dhe solidaritet me profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe të mos lejojmë sjelljen tonë të papërgjegjshme të rrezikojë jetën e kujtdo. “Kur shkel vetë izolimin, ti bën ashtu – po rrezikon jetën e njerëzve. Të gjithë ata që janë të gatshëm të bëjnë diçka të tillë, do të sanksionohen në një kohë shumë të shkurtër,” përfundoi Stankoviq, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi!

SHARE