MILLATOVIQ: MALI I ZI ËSHTË GATI TË PËRSHPEJTOJË PROCESIN E REFORMAVE

Mali i Zi është i gatshëm që tani pas ndryshimeve politike në vend, të marrë përgjegjësi dhe të përshpejtojë proceset reformuese dhe të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, ky është mesazhi kryesor i dërguar nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Mlilatoviq, gjatë vizitës në Athinë.

Me të mbërritur në Athinë presidenti Millatoviq ka pasur takime dypalëshe me kryeministrin dhe presidenten e Greqisë.

“Kam marrë mbështetje të fortë nga Greqia për rrugëtimin tonë evropian”, tha Millatoviq.

Siç thotë ai, është biseduar edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes Malit të Zi dhe Greqisë.

“Vizitën në Athinë e kam shfrytëzuar për të biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kemi biseduar edhe për borxhin e Institutit “Dr Simo Millosheviq” ndaj Serbisë, do të gjejmë një zgjidhje për shlyerjen e borxhit dhe ky ishte mesazhi më i rëndësishëm”, tha ai.

Ai ka theksuar se Vuçiq e ka informuar se në ditët në vijim do të ketë propozim për ambasador të ri të Serbisë në Mal të Zi, të cilin e konsideron si lajm të mirë për të përmirësuar më tej marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

SHARE