Pak majdanoz me limon dhe thuajini ‘lamtumirë’ akneve dhe rrudhave!

Nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremra apo kura të shtrenjta kundër problemeve me rudhat, njollat apo aknet në fytyrë. Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale si kombinimi i majdanozit me limonin. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme. Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.

Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj. Përbërësit që ju nevojiten janë 1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle, 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë dhe 200 ml ujë.

Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer. Përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.

SHARE