TELEFERIKU “KOTORR-LOVQEN” DO TË NISË MË 14 GUSHT

Teleferiku “Kotorr-Lovqen” për përdorim komercial do të hapet më 14 gusht, tha kryetari i Komunës së Kotorrit, Vlladimir Jokiq.

Testimi i ndërtimit të teleferikut po vazhdon sipas planit dhe aktualisht është në fazën përfundimtare.

Kjo përfshin punimet në objektet përkatëse.

Kujtojmë se në festën kombëtare, 13 korrik, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe delegacioni i tij, kanë bërë një vizitë pune, me rastin e finalizimit të punimeve, vetëm një vit pas vendosjes së gurthemelit.

Sot, Abazoviq u tha gazetarëve në Villa Goricë se teleferiku Kotorr-Lovqen është projekti më i madh në historinë e Malit të Zi kur bëhet fjalë për promovimin e tij.

Ai ka deklaruar se për teleferikun kanë 30 vite që flasin dhe tani kanë arritur ta kenë për një vit.

“Është e vërtetë që ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, është çështje e infrastrukturës së Malit të Zi. Të martën arritëm të zgjidhim një situatë ku ata kanë lidhje me një nënstacion që është kryesori i tyre, do të kenë edhe disa dytësorë dhe kanë edhe modele alternative të furnizimit me energji elektrike dhe shpresoj që sa më shpejt të përfundojë gjëja infrastrukturore, se do të vihet në funksion së shpejti”, tha Abazoviq.

SHARE