Kryeministri shqiptar Edi Rama falënderoi liderët e rajonit për ndihmën që i ofruan Shqipërisë për të riparuar pasojat e tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin.
“Unë nuk mund t’i gjej fjalët për të shprehur se sa shumë kjo mbështetje ka pasur domethënie për ne. Është mirë të shohësh njerëz nga e gjithë Evropa, të cilët kurrë nuk kanë vënë këmbë në tokë të Shqipërisë, të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës shqipe, dhe as përvojë në rrezikimin e jetës së tyre për të huajt,” u shpreh kryeministri shqiptar.
Rama falënderoi Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera evropiane, Papa Françeskun dhe Arabinë Saudite për mbështetjen e tyre.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit që goditi Shqipërinë janë përfunduar zyrtarisht dje sepse besohet se nuk ka më trupa në rrënoja.
Në ditën e 6 pas tërmetit, Qeveria zhvilloi një mbledhje ku Rama njoftoi se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh.