Tre Trajtime me Rozmarinë për Flokë të Fortë e Plot Shkëlqim

Të trajtosh flokët e dëmtuar apo t’i mbash ata të shëndetëshëm, janë dy procese njëjtë të vështira.

Kushdo që ka flokë të gjatë apo delikatë e  kupton fare mirë këtë.

Ndër kurat dhe trajtimet e pafundëme, në krye të listës qëndrojnë gjithnjë ato me bazë bimore dhe natyrale.

Një ndër to AgroWeb.org j’ua sugjeron dhe sot, për të pasur flokë të shëndetëshëm e të fortë.

Me siguri për rozmarinën e për shijen e saj të mirë në gatime keni dëgjuar, por këtë herë ju këshillojmë t’a përdorni për flokët.

Kjo erëz është një trajtim natyral i mrekullueshëm, përsa i përket flokëve të dëmtuar dhe delikatë.

Për ta përdorur tek flokët tuaj lexoni mëposhtë përgatitjen e saj fare lehtë në shtëpi.

Përse duhet ta përdorni

Së pari, rozmarina do t’i dhurojë flokëve një aromë të mrekullueshe dhe do t’a bëjë ngjyrën e tyre më të fortë e të thellë.

Gjithësesi efektet më të rëndësishme kjo erëz i ka tek shëndeti i flokëve dhe i skalpit të kokës.

Nëse vuani nga probleme të zbokthit apo me lëkurën e kokës, rozmarina do t’ju japë zgjidhjen më të shpejtë.

Kjo pasi stimulon rirtjen e mirë të flokëve, forcimin e rrënjës, shkëlqimin e tyre dhe ju çliron nga stresi.

Si ta përgatisni

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju këshillon tri mënyra të thjeshta e të shpejta që gjithësecili mund t’i përgatisë në shtëpi.

Vaji i rozmarinës

Për t’a përgatitur vajin e rozmarinës nuk do t’ju duhet asgjë e veçantë, përveç një tufe nga erëza dhe pak vaj ulliri.

Merrni një ose dy degë rozmarine dhe vendoseni në një enë apo shishe qelqi hermetike.

Mbusheni atë me vaj ulliri, derisa rozmarina të mbulohet plotësisht dhe mbylleni mirë me kapak.

Këtë enë lëreni në një vend të errët e të thatë për  1 muaj e më pas do të jetë gati.

Aplikojeni vajin në flokë të thatë para se të bëni dush.

Bëjeni këtë që nga rrënja e flokëve deri tek majat dhe mbajini për 1 orë në mënyrë që rozmarina të veprojë.

Uji i rozmarinës

Një tjetër mënyrë e lehtë dhe shumë natyrale e përdorimit të rozmarinës është nëpërmjet zirjes së saj në ujë.

Për të përfituar shumë lehtë flokë të butë dhe të shkrifët, ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

Mbushni një tenxhere me ujë, vendoseni në zjarr të ziejë dhe shtoni brenda disa degë rozmarine.

Kur uji të jetë zier plotësisht dhe rozmarinë të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e saj, fikni zjarrin dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas kulloni ujin me kujdes dhe mund t’a shpëlani kokën me të menjëherë pas dushit.

Gjithashtu mund t’a ruani në shishe të vogla dhe të lyeni flokët çdo herë pasi bëni dush.

Tonik me rozmarinë

Për këtë trajim do t’ju duhet një përzierje e gjithë çfarë lexuat më lart.

Në një shishe hidhni gjysmë litri ujë të nxehtë, 5 lugë gjelle ujë rozmarine si ai që shpjegohet më lart dhe 10 pika vaj rozmarine.

Lëreni ujin të ftohet, e më pas aplikojeni këtë tonik tek rrenjët e flokëve, si një trajtim kundra zbokthit dhe problemeve me skalpin./AgroWeb.org

SHARE