ABAZOVIQ: KUR TË GJITHË TË PRANOJMË TË VËRTETËN, RAJONI DO TË FILLOJË RRUGËN E PAJTIMIT DHE PËRPARIMIT

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq morën pjesë sot në përkujtimin e 28 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, në Potoçar.

„Është e rëndësishme që në këto kohë ende të trazuara të dërgojmë një mesazh paqeje, solidariteti me të gjitha viktimat, një mesazh për të mos harruar gjithçka që ndodhi. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të jemi këtu çdo vit dhe në këtë mënyrë, të paktën simbolikisht, të theksojmë nevojën për të përsëritur mesazhin se gjenocidi nuk duhet mohuar kurrë dhe se e vërteta të bën të lirë. Besoj se kur të gjithë të pranojmë të vërtetën, rajoni do të marrë një rrugë tjetër, rrugën e pajtimit dhe përparimit,“ tha kryeministri Abazoviq në një deklaratë për media sot.

Mali i Zi vazhdon, si më parë, të nderojë viktimat dhe familjet e tyre duke dërguar një mesazh paqeje dhe ngushëllimi për të gjitha viktimat e pafajshme.

Me praninë e tij, delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi tregon qëndrimin e qartë të vendit tonë, i cili dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe të gjitha krimet e tjera të luftës të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.

SHARE