SREBRENICA ËSHTË NJË PARALAJMËRIM PËR BREZAT SE NJË TMERR I TILLË NUK DUHET TË NDODHË MË KURRË

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë se kjo vuajtje është një dëshmi e çnderimit dhe një paralajmërim për brezat e ardhshëm se një tmerr i tillë nuk duhet të përsëritet kurrë.

“Në një nga krimet më të mëdha në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, në Srebrenicë, njerëzit u vranë për shkak të emrit të ndryshëm, përkatësisë kombëtare dhe fetare. Trajtimi pa kompromis me të gjitha ngjarjet tragjike të së kaluarës, ndërsa adresimi i qartë i përgjegjësisë, është e një rëndësie kyçe për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në këto zona”, thotë Millatoviq.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në rrjetin social Facebook postoi një fotografi në shenjë përkujtimi të gjenocidit në Srebrenicë.

Ngjyra e bardhë, simbolizon pafajësinë, ndërsa ngjyra e gjelbër në mes përfaqëson shpresën që diçka e tillë mos të ndodhë më kurrë.

Po ashtu ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë se “lufta kundër përhapjes së gjithë urrejtjes kombëtare, këmbëngulja në të vërtetën, dënimi i mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve masive dhe përkushtimi ndaj shoqërisë civile dhe vlerave evropiane është detyra jonë dhe garancia që Srebrenica mos ti përsëritet kurrë askujt”.

SHARE