PRESIDENTI ZELENSKYY PËR VIZITË NË SOFJE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është pritur në takim në Sofje nga kryeministri bullgar, Nikolai Denkov.

Siç njoftoi presidenti Zelenskyy në mediat sociale, fokusi kryesor në takim është siguria e vendeve të tyre dhe e gjithë Evropës, si dhe mbështetja dhe bashkëpunimi në mbrojtje.

Zelenskyy gjithashtu përmendi se prioriteti themelor është energjia dhe theksoi se dëshiron të forcojë unitetin në Evropë.

Pas takimit, Zelenskyy dhe Denkov do të flasin në një konferencë të përbashkët për media.

Sipas informacioneve të siguruara nga Anadolu, presidenti ukrainas gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në Türkiye, ku do të pritet në takim në Istanbul nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjatë takimit mes dy presidentëve do të diskutohen një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëveshja e drithërave të Detit të Zi që skadon më 17 korrik.

Vizitat e presidentit Zelenskyy vijnë në një moment kyç për Kievin para samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku pritet një sinjal i qartë për Ukrainën nëse është e mirëpritur në aleancën ushtarake.

Parlamenti bullgar gjatë ditës po ashtu pritet të diskutojë një projekt-deklaratë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

SHARE