Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi mbajtën një seancë konstituive të Bordit Drejtues të Fondit për Zhvillim të Përshpejtuar të Malit të Zi.
Fondi është një mjet financiar i gjeneratës së re i krijuar nga Kombet e Bashkuara në vend, qëllimi i të cilit është grumbullimi i fondeve partnere për iniciativat zhvillimore.
Kryeministri Dritan Abazoviq tha se mbledhja e sotme e Bordit të Përbashkët Mbikëqyrës është konfirmim i synimeve të mëparshme dhe punës së përbashkët intensive.
„Besojmë se në periudhën e ardhshme këto fonde do të jenë shumë më të mëdha, sepse Qeveria e Malit të Zi është e vendosur që përmes këtij Fondi të ofrojë mbështetje të plotë dhe strategjike për përshpejtimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, e cila në masën më të madhe është e harmonizuar me procesin e pranimit të Malit të Zi në BE,“ tha kryeministri.