MITSOTAKIS BETOHET SI KRYEMINISTËR I GREQISË

Kreu i Partisë Demokracia e Re, Kiryakos Mitsotakis u betua si kryeministër i Greqisë. 

Mitsotakis, i cili u betua në prani të presidentes, Katerina Sakelaropulu, u bë sërish kryeministër pas një pauze njëmujore.

Gruaja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e Mitsotakis-it, përfshirë ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, morën pjesë në ceremoninë e betimit të mbajtur në Presidencë.

Mitsotakis, i cili u bë kryeministër pas ceremonisë, mori detyrën nga kryeministri i qeverisë së përkohshme, Yannis Sarmas.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, Demokracia e Re e udhëhequr nga Mitsotakis mori 40.55 për qind të votave, gjegjësisht 158 deputetë në Parlamentin prej 300 vendesh.

SHARE