Angjella Berishaj fitoi medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar të Luksemburg Open.
Në startin e garës në kategorinë deri në 73 kilogramë, seniorja e klubit të taekwondo-së „Besa“ ka mundur 2:0 gjermanen Lea Selin Mini.
Në ndeshjen për finalen, luajti me francezen Esther Vander-Zwolle.
“Pas barazimit në raundet 1:1, u luajt i treti. Angjella e nisi mirë dhe arriti rezultatin 4:2 dhe ishte në epërsi deri në fund. Francezja arriti të barazojë, ndaj finalisti u vendos nga gjyqtarët. Angjella mori mbështetjen e gjyqtares së ringut, ndërsa gjyqtarët e linjës i dhanë avantazhin francezes”, tha trajneri Nikollë Gegaj.
“Keqardhja mbetet për finalen, sepse aty e priste Darija Husoviq, të cilën e fitoi në finalen e Sarajevës. Jam i kënaqur, sepse është sukses i madh të fitosh medalje në garën e 922 garuesve”, tha Gegaj.
Ai tha se janë duke vazhduar me përgatitjet për Lojrat Evropiane dhe se beson se Berishaj do të lërë përshtypje të mirë edhe në atë garë.