DELEGACIONI I PARLAMENTIT EVROPIAN DO TË MONITOROJË PROCESIN ZGJEDHOR

Delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga deputeti Nikos Papandreu, do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi më 11 qershor.

Një delegacion prej 16 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSSE), i kryesuar nga Reinhold Lopatka, do të jetë në Mal të Zi nga 9 deri më 12 qershor.

Zgjedhjet do të monitorohen nga vëzhgues nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

“Delegacioni do të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike pjesëmarrëse në zgjedhje, me presidentin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, para se të vëzhgojë votimin e 11 qershorit,” shkruan portali European Western Balkans.

Të rikujtojmë se në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti.

SHARE