MPB: TË DREJTË VOTE KANË 542.468 QYTETARË

542.468 qytetarë kanë të drejtë vote në Mal të Zi për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga ky departament thanë se ky është numri i votuesve sipas listës së mbyllur të zgjedhësve më 31 maj.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 19 mars, numri i votuesve është rritur me 314.

Është bërë e ditur se votuesi mund të kontrollojë listën e votuesve personalisht, në sportelet e Njësive Rajonale dhe të Degëve për Çështje Administrative, Shtetësinë dhe të Huaj, gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në orën 14:00, me kartë identiteti të vlefshëm ose dokument udhëtimi (pasaportë).

“Në Njësinë Rajonale për Çështje Administrative, Shtetësi dhe të Huaj në Podgoricë, lista zgjedhore mund të kontrollohet nga ora 08:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bëhet me dije se njësitë rajonale dhe degët në të gjitha bashkitë do të punojnë nga ora 07:00 deri në orën 20:00 gjatë zgjedhjeve të së dielës.

„Në mënyrë që qytetarët të mund të marrin dokumentet e identifikimit, për lëshimin e të cilave kanë paraqitur kërkesë në periudhën e kaluar”, thuhet në njoftim.

Votuesi mund të kontrollojë listën drejtpërdrejt dhe nëpërmjet portalit të internetit. Në këtë portal, duke futur numrin e kartës së identitetit ose të pasaportës, një qytetar mund të kontrollojë nëse është në listën e votuesve dhe në cilin vendvotim voton.

SHARE