MILLATOVIQ: QYTETARËT E MALIT TË ZI E MERITOJNË KËTË AKT TË PJEKURISË DHE VENDOSMËRISË SË LIDERËVE POLITIKË

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u ka dërguar ftesë për takim përfaqësuesve të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Siç njoftojnë nga Zyra e Presidentit, takimi do të mbahet të hënën, më 29 maj, në Villa Goricë, me fillim nga ora 10:00.

“Si një nga aktivitetet e para në vend, pas marrjes së detyrës si President i Malit të Zi, dua të kontribuoj në dialogun politik për temat kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë, i cili do të intensifikohet pas zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 11 qershor 2023. Përveç fillimit të dialogut ndërpartiak, qëllimi i këtij takimi është përmirësimi i ambientit politik në të cilin zhvillohen zgjedhjet dhe forcimi i besimit në procesin zgjedhor”, tha Millatoviq.

Millatoviq e konsideron se qytetarët e Malit të Zi e meritojnë këtë akt të pjekurisë dhe vendosmërisë së liderëve politikë.

“Përmes dialogut dhe marrëdhënieve të drejta politike, ne demonstrojmë një lloj të ri të kulturës politike dhe kapaciteteve demokratike dhe në këtë mënyrë dërgojmë një mesazh të mirë si për qytetarët e Malit të Zi ashtu edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Millatoviq.

Si president i Malit të Zi, thotë Millatoviq, ka përgjegjësi për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, prandaj ka marrë vendim që të të mos jetë pjesëmarrës aktiv përballë subjektit politik në të cilin është një nga liderët.

SHARE