FILLON REGJISTRIMI ELEKTRONIK I FËMIJËVE NË PARASHKOLLORE

Regjistrimi elektronik i fëmijëve në institucionet parashkollore publike dhe private për vitin shkollor 2023/24 fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit.

“Kjo vlen për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në institucion ose fëmijët që janë larguar nga kopshti gjatë vitit të kaluar shkollor. Fëmijët që kanë ndjekur programet e arsimit parashkollor dhe arsimor në vitin e kaluar nënshkruajnë vetëm një kontratë me Administratën e Kopshtit, datë e cila do të publikohet më vonë”, deklarojnë në Ministrinë e Arsimit.

Regjistrimi elektronik në institucionet parashkollore bëhet përmes portalit www.upisi.edu.me, gjë që e bën shumë më të lehtë procedurën e regjistrimit për prindërit dhe kujdestarët, pa ardhur në institucion dhe pa mbledhur dokumente.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se vitin e kaluar janë regjistruar 5.889 fëmijë në mënyrë elektronike në të gjitha komunat, çka tregon rëndësinë e shërbimeve online për qytetarët.

SHARE