RADULOVIQ DHE VARHELI: PAS ZGJEDHJEVE PRITET FORMIMI I SHUMICËS PARLAMENTARE TË DEDIKUAR PËR RRUGËN DREJT BE-së

Në margjinat e takimit ministror të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që po mbahet sot në Bruksel, këshilltari i kryeministrit të Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq, ka takuar Komisionerin Evropian, Oliver Varheli.

Siç njofton MPJ, me atë rast është biseduar për situatën politike në vend pas marrjes së detyrës nga presidenti i ri, si dhe për hapat e ardhshëm sa i përket integrimit evropian të Malit të Zi.

Në takim u theksua përkushtimi dhe rezultatet e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një nga arritjet kryesore të Qeverisë së Malit të Zi.

“Në këtë kuptim u theksua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pas të cilave pritet formimi i shumicës parlamentare të përkushtuar për përmbushjen e standardeve të mbetura në fushën e sundimit të ligjit në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian,“ thuhet në deklaratë.

Komisioneri, shtoi MPJ, dërgoi mesazh të qartë se shumica e re parlamentare duhet të vazhdojë punën për emërimet e shumëpritura në drejtësi, si pjesë e përgjegjësive të Kuvendit, të cilat duhet të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti “në mënyrë që Mali i Zi të mbyllë përkohësisht kapitujt e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përshpejtojë rrugën drejt BE”.

SHARE